E rëndë/ Humb jetën në aksident atleti 24-vjeçar bashkë me trajnerin e tij

Mbajtësi i rekordeve botërore në maratonë, Kelvin Kiptum, humbi jetwn të dielën në mbrëmje në një aksident automobilistik në Kenia.

Ai ishte 24- vjeç. Trajneri i tij, Gervais Hakizimana, gjithashtu vdiq nga përplasja.

Aksidenti ndodhi përgjatë rrugës që lidh qytetet Eldoret dhe Kaptagat, në perëndim të vendit afrikan, në zemër të rajonit malor, i njohur mirë si bazë stërvitore për skiatorët kenianë.

Atletja Milcah Chemos, tha se ajo shkoi me urgjencë në spital së bashku me një grup atletësh sapo mori vesh lajmin e aksidentit.

Me ta ishin edhe familjarët e Kiptum për të identifikuar trupin.

Kelvin Kiptum, ishte njeriu i parë që vendosi rekord në maratonë në më pak se dy orë e një minutë.

Për të qenë të saktë, dy orë e 35 sekonda, një rekord i vendosur në maratonën e Çikagos tetorin e kaluar, duke thyer atë të mbajtësit të mëparshëm, gjithashtu kenian, Eliud Kipchoge.

Rekordi i Kiptum u ratifikua vetëm javën e kaluar.

Presidenti i Federatës Botërore të Atletikës, Sebastian Coe tha: “Jemi të tronditur dhe të pikëlluar kur mësuam humbjen e Kelvin Kiptum dhe trajnerit të tij Gervais Hakizimana. Në emër të Ëorld Athletics, i shpreh ngushëllimet e mia familjes, miqve, shokëve të skuadrës dhe Kenias. Vetëm një javë më parë isha në Çikago, ku Kelvin kishte vendosur rekordin e tij të bujshëm të maratonës, për të ratifikuar atë rekord historik. Një atlet i jashtëzakonshëm që lë një trashëgimi po aq të pabesueshme, do t’i mungojë”.