Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në qytetin e Durrësit, ku një grua e moshuar ka humbur jetën si pasojë e rrjedhjes së gazit.
Sipas policisë 65-vjeçarja H.G ka humbur jetën në banesë, për shkak të rrjedhjes së gazit, nga një furnelë për ngrohje, ku ka rënë zjarr në banesë.
Njoftimi:
Mesditën e sotme, në lagjen nr. 8, Durrës, dyshohet se për shkak të rrjedhjes së gazit, nga një furnelë për ngrohje, ka rënë zjarr në banesën e shtetases H. G., 65 vjeçe dhe për pasojë, 65-vjeçarja ka humbur jetën.
Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
/AlbEu.com/