Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në Tiranë, ku është gjutur nga kalimtarët pa shenje një shtetas 30-vjeçar.
Policia njofton shtetasi është i huaj dhe ende i paidentifikuar. Nga të dhënat paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune, dhe dyshohet se vdekja ka ardhur nga shkaqe natyrale.
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 03.02.2022, në Rrugën e Durrësit, në rrugë është gjetur nga kalimtarët, pa shenja jete, një shtetas i huaj, rreth 30 vjeç, ende i paidentifikuar.
Nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune dhe dyshohet se vdekja ka ardhur nga shkaqe natyrale.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. /albeu.com