E rëndë/ Gjendet i vrarë një 55-vjeçar në Shkodër, për çfarë dyshohet

Mëngjesin e sotëm rreth orës 07:20, në fshatin Bardhaj, është raportuar një ngjarje tragjike. Shtetasi L. D., 55-vjeç, dyshohet se është vetëvrarë me armë gjahu në banesën e tij.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për të zbardhur plotësisht rrethanat dhe motivet e kësaj ngjarjeje.

Materialet paraprake, i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.


Shtuar 29.05.2025 08:42