Ditën e sotme, shembja e rrugës në fshatin Bashaj, në një aks rrugor rreth 500 metra, ka detyruar Forcat Ajrore të ndërhyjnë me helikopter për të shpëtuar një fëmijë, i cili kishte pësuar një goditje në kokë dy ditë më parë nga mushka.
Fëmija ndodhej në gjendje të rëndë shëndetësore dhe u transportua me helikopter drejt spitalit të Vlorës, pasi ambulanca nuk mundi të shkonte në zonë për shkak të mungesës së rrugës.
Aksi rrugor rezulton i shembur prej pesë ditësh, së bashku me një pjesë të malit, problematikë për të cilën është raportuar edhe ditët e fundit.
