Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e së dielës në Itali, ku një emigrant shqiptar ka vrarë bashkëshorten e tij në shtëpi e më pas është arratisur.
Policia italiane është vënë në kërkim të autorit, i cili dyshohet se mund të jetë arratisur drejt Shqipërisë.
Siç raportojnë mediet italiane, ngjarja e rëndë ka ndodhur në Bolzano, Viale Trieste.
Viktima është një 35-vjeçare me origjinë rumune, ndërsa policia u vu në dijeni për vrasjen nga telefonata e të afërmit të autorit, Avni Mecje.
Pas telefonatës, policia u drejtua për në banesën e çiftit ku gjeti të pajetë Alexandra Elena Mocanu , 35 vjeç.
Viktima punonte si banakiere.