E rëndë/ Dyshohet se nuk u ushqye me gji nga e ëma, ndërron jetë foshnja nga Korça

Foshnja dy muajshe që u dërgua me urgjencë për mjekim më të specializuar për shkak të gjendjes kritike, ka ndërruar jetë në spitalin e Tiranës. Foshnja dyshohet se nuk është ushqyer me gji nga e ëma.

Foshnja mbërriti me 13 mars në gjendje të rënduar dhe mësohet se ka ndërruar jetë disa orë pasi ka mbërritur në QSUT, por pavarësisht ndërhyrjes së mjekëve, nuk ka mundur të jetojë.

Nga ana e grupit hetimor, konfirmohet se materialet për rastin janë dërguar në prokurorinë e Korçës, ku gjatë hetimeve do të zbulohet nëse shkak i vdekjes ka qenë kequshqyerja, apo ndonjë problem tjetër shëndetësor që foshnja mund të ketë patur që në lindje.


Shtuar 15.03.2026 08:26