E rëndë/ Dhunohet dhe grabitet legjenda e futbollit italian

Mbrëmjen e djeshme, gjatë ndeshjes Spanjë-Italia, Roberto Baggio dhe familja e tij kanë rënë pre e hajdutëve, të cilët rreth orës 22 u futën në vilën e tij.

Sipas mediave italiane, pesë persona, të gjithë të armatosur, janë futur në shtëpinë e tij për të grabitur.

Ish-numri 10-të është përpjekur të mbrohet, por është goditur në kokë me pistoletë, një goditje shumë e fortë që i ka shkaktuar një të çarë të thellë.

Më pasi, Baggio dhe familja e tij janë mbyllur në një dhomë për afro 1 orë, ndërsa keqbërësit kanë marrë para, orë dhe sende me vlerë.

Pasi grabitësit u larguan nga shtëpia, Baggio njoftoi policinë, ndërsa në ndihmë të tij erdhi edhe autoambulanca e cila bëri transportin e tij në spital për të marrë ndihmën e parë.


Shtuar 21.06.2024 08:56