Një festë dasme në Itali është kthyer në tmerr, kur më shumë se 30 të ftuar mbetën të lënduar pasi dyshemeja ku ata po kërcenin u shemb.
Ngjarja që dërgoi disa persona në spital, mes tyre dhëndri dhe nusja ndodhi më 13 janar në Pistoia.
Në video, çifti dhe miqtë e tyre shihen duke kërcyer kur papritur hapet një vrimë në dysheme dhe të gjithë bien nga një lartësi prej rreth 8 metrash.
“Papritur e gjeta veten në një dimension tjetër, në errësirë, në boshllëk”, tha dhëndri Paolo Munaini.
“Brenda një momenti dëgjova trupa që binin mbi mua së bashku me mbeturinat”, shtoi ai për Corriere della Sera.
“Kishte gjak gjithandej, fillova të bërtas, po thërrisja gruan time Valerie. Ajo nuk reagonte dhe mendova se ishte zhdukur. Kisha frikë se ajo ishte varrosur nën rrënoja”, vazhdoi ai përshkrimin e tij për atë që ndodhi me festën e dasmës.
Në aksident mbetën të lënduar gjithsej 37 persona, ku 28 prej tyre duhet të qëndrojnë në spital për të paktën një 24 orë.
Dy, në fakt, u desh të shtroheshin në kujdes intensiv një fëmijë megjithëse burimet mjekësore, thonë se kjo është bërë për arsye paraprake dhe jo sepse jeta e tyre ishte në rrezik.
Çifti i porsamartuar, vendosi të padisë pronarin e sallës me hetimin e prokurorit, për të parë nëse ka pasur dështime në ndërtim në lokal.
Sipas mediave italiane, ishte hera e parë që ky vend përdorej për një event.