E rëndë/ Balerini i njohur hidhet nga kati i katërt i pallatit, ja si është gjendja e tij shëndetësore (FOTO)

Balerini i njohur shqiptar, Eno Birko, dyshohet se ka tentuar vetëvrasjen, duke u hedhur nga kati i katërt i pallatit në kryeqytet.

Sipas informacioneve policore, ai ka pësuar dëmtime dhe ndodhet në spital në kujdesin e mjekëve.

“Më datë 03.12.2024, rreth orës 01:00, në rrugën “Margarita Tutulani”, dyshohet se është vetëhedhur nga kati i katërt i pallatit, shtetasi E. B., 50-vjeç. Si pasojë ky shtetas është dëmtuar dhe ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve”, njoftoi policia.

Nuk dihen arsyet që e kanë çuar 50-vjeçarin drejt këtij akti ekstrem. Ai është një nga figurat e njohura të artit dhe baletit shqiptar, teksa ka qenë i pranishëm në shumë shfaqje dhe spektakle.


Shtuar 3.12.2024 10:51