E rëndë/ Babai e ka kapur për flokësh, tërhiqet zvarrë vogëlushja në Korçë

Një qytetar në Korçë, ka publikuar një video shqetësuese ku një vajzë e vogël që qan dhe tërhiqet zvarrë nga prindërit e saj.

Në videon, vajza e vogël duket e shqetësuar dhe e frikësuar, ndërsa prindërit e saj, të cilët janë të panjohur për momentin, e tërheqin atë me forcë.

I ati e ka kapur për flokësh dhe e tërheq zvarrë dhe nëna nga krahu.

Dëshmitari i cili ka dërguar videon, thotë se vajza kishte qenë duke qarë brenda qendrës tregtare, ndoshta për shkak të një blerjeje që ajo nuk e kishte mundur të realizonte.

Disa minuta më pas, ajo është tërhequr zvarrë përmes rrugës dhe drejt pazarit nga prindërit e saj.

“Dua ta hedhësh këtë robin në Korçë. Kishte 15 minuta afërsisht që nga qendra tregtare deri te pazari po dhunonte vajzën e vogël dhe po e tërhiqte zvarrë nga flokët. Se kuptova pse, por thjesht ishte brenda në qendrën tregtare që atje po qante dhe kur dolën nga aty po e tërhiqte zvarrë, Me shumë mundësi ka dashur të blejë ndonjë gjë dhe nuk ja ka marrë dhe ka nisur të qajë”, shkruan qytetari per JOQ.

 


Shtuar 1.08.2025 13:45