E rëndë, 6-vjeçarja humb jetën tragjikisht pasi i bie kryqi në kokë

Një ngjarje tronditëse ka ndodhur në Francë, ku një vajzë 6-vjeçare ka ndërruar jetë.

Ngjarja ka ndodhur gjatë shërbesës së shenjtë të Pashkëve katolike, ndërsa vajza e vogël ka humbur jetën pasi një kryq i ra në kokë.

Teksa besimtarët ishin mbledhur për meshën, 6-vjeçarja ishte duke luajtur në zonën e rezervuar për vizitorët brenda kishës, kur kryqi i gjatë, prej 2 metrash, ra duke zënë poshtë të miturën.

Ajo u dëmtua keq dhe u nis me urgjencë për në spital por fatkeqësisht nuk mundi t’i mbijetonte plagëve.


Shtuar 11.04.2023 17:50