E rëndë, 44-vjeçari godet me thikë vëllain në Pogradec

Një konflikt mes dy vëllezërve është regjistruar mbrëmjen e kësaj të enjte në fshatin Tushemisht të Pogradecit, ku për pasojë ka mbetur i plagosur me thikë njëri prej tyre.

Autoritetet policore bëjnë me dije se shtetasi Denis Harizi, rreth 44 vjeç, dyshohet se ka plagosur me thikë vëllain e tij shtetasin A. H 50 vjeç. Ngjarja ka ndodhur në banesën e 50-vjeçarit, pas një konflikti të çastit.

I plagosuri është transportuar me urgjencë në spitalin e Pogradecit, ku po merr ndihmë mjekësore. Policia njofton se po vijon punën për kapjen e autorit të dyshuar të ngjarjes shtetasit D. H.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

 


Shtuar 27.07.2023 22:25