Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Almyros të Greqisë, ku një 25-vjeçare është përdhunuar nga ish-partneri i saj në tualetin e kafenesë.
Lajmin e bënë me dije mediat greke, të cilat thanë se ngjarja ndodhi të premten (15 prill), ku ata të dy janë takuar rastësisht në kafene.
Si ndodhi ngjarja?
Të dy ishin ulur në grupe të ndryshme dhe kur 25-vjeçarja u ngrit për të shkuar në tualet, ish-parteri e ndoqi dhe e përdhunoi atje.
Vajza ka kontaktuar menjëherë komisariatin lokal, ku ka denoncuar ngjarjen.
Tashmë është urdhëruar ekspertiza mjeko-ligjore dhe autori 27-vjeçar do të dërgohet në prokurori.