E rëndë, 20-vjeçari qëllon për vdekje dy gra

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Meksikë, ku një 20-vjeçar, goditi me thikë dy gra në një Universitet në qytetin perëndimor të Guadalajara.

Sulmuesi u identifikua si një burrë rreth 20-vjeç.

Ai hyri në kampusin e Centro Universitario UTEG, duke mbajtur një thikë dhe një sëpatë, të cilat i përdori për të thyer dritaret.

“Nuk kishte asnjë arsye, asnjë motiv të dukshëm për sulmin”, tha prokurori, duke shtuar se ai sulmoi personat e parë që pa.

Gjatë sulmit është plagosur edhe një burrë. Policia ka arrestuar sulmuesin dhe po heton gjithashtu lidhjet e tij me një grua tjetër që u gjet e vdekur në një hotel në të njëjtën ditë.

Të paktën 852 raste të femicideve u regjistruan vitin e kaluar në vendin e rrënuar nga dhuna, sipas shifrave zyrtare.


Shtuar 7.03.2024 11:18