Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Jug të Haitit, ku të paktën 16 anëtarë të së njëjtës familje, u gjetën të vdekur në shtëpinë e tyre, tha një zyrtar lokal.
Mediat në vend, vunë në dukje se ngjarja ndodhi një ditë pasi familja mori pjesë në një funeral.
Viktimat u gjetën në një shtëpi në qytetin Seguin, që ndodhet rreth 50 kilometra në Jug të kryeqytetit Port-au-Prince.
Shkaqet e vdekjes së 16 personave ende nuk dihen.
Policia dhe mjekësia ligjore, kanë mbërritur në vendngjarje për të hetuar rastin.
Viktimat nuk duket të jenë të lidhura me aktivitetin e b*ndave të armatosura, që janë forcuar vitet e fundit, pjesërisht falë parave që fitojnë përmes zhvatjes ose rrëmbimit.
Sipas një raporti të Kombeve të Bashkuara, vetëm vitin e kaluar, veprimet e këtyre bandave shkaktuan 5 mijë viktima.