E reja ngacmon seksualisht 13-vjeçarin dhe i tregon pjesët intime, adoleshenti tenton t’i japë fund jetës

Me 12 muaj burg është dënuar një e re nga Anglia, e cila nën ndikimin e alkoolit ka sulmuar seksualisht një 13-vjeçar në një park dhe i ka treguar organet gjenitale.

Sipas Daily Mail, 27-vjeçarja Jade Berry u deklarua fajtore në Gjykatën Chester Crown për sulm seksual ndaj adoleshentit.

Ngjarja ndodhi më 3 tetor të vitit të kaluar kur gruaja e dehur, e cila punonte si asistente dentare, përfundoi në Rivacre Valley Park në Cheshire pas një nate me miqtë ku kishte konsumuar sasi të mëdha verë të bardhë.

Aty gruaja pa dy djem adoleshentë të ulur në një stol dhe iu afrua për të folur.

Më pas ajo u ul mes tyre dhe filloi të përkëdhelte organet gjenitale të një 13-vjeçari mbi rrobat e tij, duke i thënë se donte që ata të bënin seks deri në mëngjes.

Ndërsa adoleshenti i tronditur dhe shoku i tij u ngritën për t’u larguar, Berry uli pantallonat dhe dhe u tregoi djemve pjesët e saj intime.

Dy adoleshentët kanë bërë video të skenës përpara se të largoheshin. Viktima e sulmit është kthyer në shtëpi, i ka treguar nënës së tij se çfarë kishte ndodhur dhe ajo ka njoftuar menjëherë policinë.

Kur policia mbërriti në vendngjarje, 27-vjeçarja ishte larguar tashmë, por kishte harruar telefonin dhe kartën bankare në stol.

Dy ditë më vonë, Berry u arrestua dhe u tha oficerëve se “nuk e mbante mend” incidentin.

Prokurori tha se adoleshenti kishte makthe pas ngjarjes, kishte frikë të kthehej në park dhe vuante nga ankthi i rëndë, ndaj kërkoi ndihmën e dy psikologëve të veçantë.

Madje, Couch raportoi se gjendja psikologjike e 13-vjeçarit ishte aq e keqe pas asaj nate, saqë ai u përpoq t’i jepte fund jetës së tij, por fatmirësisht dështoi.


Shtuar 4.10.2023 20:07