Ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku e ftuar në News24 ka folur lidhur me deklaratën e saj për grusht shteti, dhe ndarjen e saj me Ramën për këtë fjalë.
Ajo thotë se kjo ishte një situatë e paprecedentë, dhe ky është emëruesi dhe fjala e përbashkët për të gjithë.
-Ju i qëndroni deklaratave tuaja për grusht shteti? Kryeministri e quajti sabotim…
BALLUKU: Këtu nuk është problemi i emërtimeve të situatës. Kjo është një situatë në të cilën besoj të gjithë biem dakord që nga të gjitha krahët, edhe ata që shanë e mallkuan, edhe ata që mirëkuptuan e duruan 48 orë që ishin qytetarët si edhe vetë kontrollorët tashmë të kthyer në detyrë. Unë besoj që të gjithë kemi një emërues të përbashkët dhe një fjalë të përbashkët: një situatë e paprecedent. Nuk ka ndodhur ndonjëherë në Shqipëri dhe ne dotë bëjmë të pamundurën që të mos përsëritet./albeu.com/