E quajti fashiste, Meloni padit këngëtarin e njohur

Kryeministrja e Italisë Giorgia Meloni ka ndërmarrë veprime ligjore kundër këngëtarit Brian Molko nga grupi britanik Placebo. Ilriformista shkruan se veprimi i Melonit ka ardhur pasi këngëtari e ofendoi atë gjatë një koncerti në Torino.

Teksa performonte më 11 korrik, Molko filloi një seri sulmesh dhe ofendimesh kundër Melonit. Duke bërtitur në italisht nga skena përpara një publiku prej 5000 vetash, Molko e quajti Melonin një “raciste”, “copë m*ti” dhe “fashiste”.

Pas incidentit, prokurorët në Torino hapën zyrtarisht një hetim ndaj Molkos për veprën penale “përçmim të institucioneve”. Avokatët e Melonit tani kanë ndërmarrë veprime ligjore kundër këngëtarit, duke ngritur një padi për shpifje.


Shtuar 2.08.2023 22:49