“E quajti anëtarësinë llum”, PD i përgjigjet Nokës: Është përdorur për hajdutët e qeverisjes tonë

Burime nga Partia Demokratike i kanë hedhur poshtë akuzat e deputetit demokrat, Flamur Noka, që u shpreh se Basha e ka quajtur antarësinë “llum”.

Partia Demokratike shton se po shtrembërohen fjalët e thëna gjatë mbledhjeve.

Sipas PD-së, ajo fjalë nuk është përdorur për antarësinë, por për të korruptuarit gjatë qeverisjes së demokratëve.

“Përpjekje të dëshpëruara dhe fatkeqësisht, jo për herë të parë për të shtrembëruar të vërtetën e diskutimit në mbledhje. Për asnjë moment, anëtarësia e PD nuk është etiketuar me fjalën llum. Kjo fjalë është përdorur për ata të cilët në qeverisjen e PD kanë mbushur xhepat me paratë e korrupsionit dhe sot, në partneritet me Edi Ramën dhe njerëzit e tij, duan të përdorin anëtarësinë e PD për interesat e tyre personale dhe të pushtetit të Ramës. Anëtarësia e PD, militantët e saj të nderuar kanë sfiduar çdo regjim deri më sot, nga ai komunist te ky i fundit Rama- Doshi-Rakipi dhe nuk manipulohet nga asnjë lloj manipulimi që bëhet për llogari të tij”, u shprehën nga selia Blu./albeu.com


Shtuar 11.10.2021 15:45