Dita e nesërme pritet të shoqërohet me rreshje intensive shiu në qytetin e Durrësit. Shërbimi Meteorologjik Ushtarak njofton se për periudhën 06.02.2026 – 10.02.2026, parashikohen reshje shiu me intensitet të lartë në territorin e Qarkut Durrës. Gjë e cila mund të shkaktojnë vështirësi dhe problematika në qarkullimin e automjeteve dhe lëvizjen e qytetarëve.
Shërbimi Meteorologjik Ushtarak thotë se nisur nga situatat e mëparshme që reshjet intensive kanë shkaktuar mbi banesat, bizneset, infrastrukturën dhe jetën e përditshme të qytetarëve, është e domosdoshme që të gjitha strukturat përgjegjëse të tregojnë gatishmëri maksimale, përgjegjësi institucionale dhe bashkëpunim të vazhdueshëm.
Në kuadër të kësaj, kërkohet marrja e masave parandaluese dhe monitorimi i vazhdueshëm i situatës në terren. Gjithashtu duhet të bëhet menjëherë raportimi i çdo problematike.
