E Premtja e Madhe në Shkodër, besimtarët përkujtojnë kalvarin e vuajtjeve të Jezu Krishtit

Para Festës së Pashkës, besimtarët katolikë kanë nisur të kremtojnë mbrëmjen e kësaj të premteje “Udhën e Kryqit”.

Në Shkodër ajo nisi nga katedralja e Shën Shtjefnit drejt varrezave katolike te Rrmajit që është edhe udha që kanë përshkuar martirët shqiptarë përpara ekzekutimit.

Me lutje besimtarët përkujtojnë kalvarin e vuajtjeve të Jezu Krishtit dhe udha e tij me kryqin drejt Golgotës. E premtja para

Festës së Pashkëve njihet si e “Premtja e Madhe”. Besimtarët katolikë presin të dielën e Pashkës, e cila njohët ndryshe si dita e ringjalljes, triumfit të jetës mbi vdekjen.

E Premtja e Madhe sikurse njihet apo edhe e Premtja e Zezë është dita që përkujton vuajtjen dhe vdekjen në kryq të Jezu Krishtit. Përgjatë gjithë kësaj jave, në çdo ditë të saj, janë marrë në detaje të gjitha zhvillimet në jetën e Jezu Krishtit që kulmojnë me festën e Pashkës, ngjalljen e tij pas tre ditësh nga varri.

Fjala Pashkë nënkupton kalim dhe lidhet me të Krishterët me fitoren e Krishtit mbi djallin dhe kalimin nga vdekja në jetën e pasosur. Si këtë ditë, Jezu Krishti u desh të kalonte në dy procese, gjykimin nga priftërinjtë e asaj kohe që e akuzonin për blasfemi dhe një proces të sundimtarëve romake.


Shtuar 29.03.2024 21:58