E pësojmë në limit, Shqipëria del me kokën lart nga Spanja (VIDEO)

Shqipëria është mposhtur 2-1 nga Spanja në limit në miqësoren e së shtunës të zhvilluar në stadiumin e Espanyolit.

Skuadra e Edy Reja pati një paraqitje relativisht të mirë në këtë ndeshje, pavarësisht humbjes.

Spanja arriti të shënonte golin e parë me anë të Ferran Torres në minutëne  75′.

Por Myrto Uzuni në 85′ befasoi iberikët.

Kur mendohej se Shqipëria do të siguronte barazim historik, Dani Olmo në minutën e 90′ na befasoi me një gol spektakular. /albeu.com/


Shtuar 26.03.2022 21:44