Një bari u befasua nga sjellja e deleve të tij pak pasi i kishte nxjerrë për të kullotur në një zonë të Magnezisë.
Sipas TheNewspaper.gr, menjëherë pas fatkeqësisë natyrore që goditi zonën më të gjerë të Thesalisë dhe ndërkohë që kullotat janë shkatërruar, një tufë delesh “pushtoi” një serë jashtë Almyros Volos, ku rritet kanabis medicinal dhe hëngri një sasi të madhe të bimës së opiumit, e cila i kalon 100 kilogramët.
Pronari nuk u besonte syve kur zbuloi se prodhimi i tij pësoi dëme nga moti keq, por edhe nga kafshët që e konsumuan.
“Nuk e di nëse është për të qeshur apo për të qarë. Humbëm shumë prodhim nga përmbytjet. Dhe më e mira, pas gjithë kësaj, një tufë delesh, hyri në objekt dhe filloi të hante atë që kishte mbetur. Nuk di çfarë të them, sinqerisht”, thotë pronari i bimës së licencuar të kanabisit./Albeu.com