E pazakontë në alpet e Tropojës/ Orteku merr para gjithçka! Kryebashkiaku paralajmëron rreziqe (VIDEO)

Pasditen e djeshme, një ortek i fuqishëm është regjistruar në zonën e Valbonës në Tropojë, duke sjellë pamje mbresëlënëse, por edhe shqetësuese nga Alpet shqiptare.

Pamjet janë realizuar nga “Klubi Alpin Prishtina”, i cili ka filmuar momentin kur një masë e madhe dëbore shkëputet nga mali dhe zbret me shpejtësi drejt luginës, duke krijuar një re të dendur të bardhë që mbulon të gjithë zonën.

Të lidhura

None found

Videoja është publikuar në rrjetin social “Facebook” nga kryetari i Bashkisë Tropojë, Rexhë Byberi, i cili e ka shoqëruar me një apel të fortë për sigurinë e vizitorëve në Alpet shqiptare.

“Reshjet e fundit të borës kanë rritur rrezikun e orteqeve. Kërkohet kujdes maksimal nga të gjithë vizitorët. Informohuni nga guida lokale. Shmangni zonat e rrezikuara. Respektoni udhëzimet e banorëve dhe autoriteteve. Pronarët e bujtinave të informojnë vizitorët për rreziqet aktuale. Siguria mbi gjithçka”, shkruan kryebashkiaku i Tropojës.

 


Shtuar 3.04.2026 11:17