E pazakontë/ Mbështetësi i PD godet komisionerin e PS pas dyshimit se i ngacmoi të bijën

Ditën e sotme, një incident është regjistruar në një nga qendrat e votimit në Pogradec, ku Luan Tollozhina, një nga mbështetësit e njohur të Partisë Demokratike, ka goditur komisionerin e Partisë Socialiste, Entin Gega.

Sipas burimeve, përplasja ka ndodhur për arsye personale dhe nuk ka lidhje me procesin zgjedhor.

Dyshohet se shkak i incidentit është bërë një ngacmim verbal i komisionerit ndaj vajzës së Tollozhinës, gjë që ka çuar në reagimin e dhunshëm të këtij të fundit.