E pazakontë/ Kosherja e bletëve zbulohet brenda motorit të avionit, vonesa në fluturim, autoritetet ndërhyjnë… (VIDEO)

Një incident ka ndodhur në një avion që po përgatitej të nisej nga Carolina e Veriut. Një koshere bletësh është vënë re në motorin e avionit.

Kjo ka habitur pasagjerët dhe stafin e aeroportit të cilët u vunë në lëvizje menjëherë . Kjo solli edhe shtyrje të fluturimit, ndërsa autoritetet morën të gjitha masat për të normalizuar situatën.

Të lidhura

None found

Autoritetet kompetente ndërhynë menjëherë, duke hequr kosheren pa shkaktuar pasoja.

 


Shtuar 6.04.2026 10:09