E pasur me magnezium, kalcium dhe hekur, konsumi i luleshtrydheve është “receta” e duhur për shëndetin

Luleshtrydhja është fruti që sjell më shumë vitamina në trupin tuaj: vitaminën A, B dhe B9 dhe gjithashtu ajo luan një rol mbrojtës në imunitetin e përditshëm.

Përveç kësaj, vetëm 150g luleshtrydhe të konsumuara në ditë ju lejon të merrni vitaminën C që i duhet njeriut për një ditë. Një portokalli përmban më pak vitaminë C se tetë luleshtrydhe.

Ky frut i shkëlqyer rekomandohet kundër lodhjes dhe për të moshuarit. Luleshtrydhja ndihmon në shërimin e lëkurës.

Luleshtrydhja merr pjesë në bilancin e mineraleve në trupin tonë duke na dhënë burimet e magneziumit (12mg/100g), hekurit (0.4mg/100g) dhe kalciumit (20mg/100g).

Luleshtrydhet sigurojnë energjinë e nevojshme dhe kontribuojnë në mirëqenien e shëndetit duke luftuar kundër sëmundjeve kardiovaskulare dhe forcimin e kockave dhe të dhëmbëve. Me një përmbajtje të lartë të ujit (90%) dhe kaliumit (150mg/100g), ky fryt është gjithashtu i rekomanduar për njerëzit që duan të humbasin peshë. Luleshtrydhja përmban pak sheqer vetëm 6-9%. Me përmbajtje të pakët yndyre, ajo është një burim i mirë i celulozës dhe ndihmon tretjen.


Shtuar 18.03.2022 22:51