E papritur në Venecia, uji bëhet i gjelbër, autoritetet zbulojnë shkakun

Një nga çështjet që shqetësoi autoritetet italiane ishte shndërrimi spektakolar i ujit të një pjese të Kanalit të Madh të Venecias në të gjelbër. Shkaku u gjet dhe të gjitha indikacionet tregojnë se shkaku i fluoresceinës, një substancë jo toksike e përdorur për kontrollin e rrjeteve të ujërave të zeza, përfunduan autoritetet lokale.

Të dielën, banorët vunë re se një pjesë e Kanalit të Madh të Venecias ishte bërë e gjelbër, duke bërë që policia të hetonte. Mirëpo, spekulimet që qarkulluan ditët e fundit tregonin se mund të ishte një mashtrim i ambientalistëve, gjë që në fund të fundit nuk është kështu.

Por analiza e ujit tregoi “prezencën e fluoresceinës në mostrat e marra”, sipas agjencisë rajonale për parandalimin dhe mbrojtjen e mjedisit të Venetos (Arpav). Rezultatet nuk treguan praninë e elementeve toksike në mostrat e analizuara”, tha Arpav, pa specifikuar origjinën e substancës.

Nuk është hera e parë që Kanali i Madh bëhet i gjelbër. Në vitin 1968, artisti argjentinas Nicolás García Uriburu pikturoi ujërat e Kanalit të Madh të Venecias me një ngjyrë fluoreshente gjatë Bienales së 34-të të Venecias në një marifet për të promovuar ndërgjegjësimin ekologjik.


Shtuar 30.05.2023 12:37

Tags: ,