Në studion e emisionit “Me Zemër të Hapur” në Neës 24, u rikthye në qendër të vëmendjes historia e Nuses nga Librazhdi, e cila u kap “mat” nga vjehrri dhe vjehrra duke tradhtuar.
Në përgjimet e siguruara, bëhet me dije nga fqinjët se vjehrra është bërë pishman për atë që ndodhi, por sipas fqinjëve ajo shprehej se videot nuk i bëri ajo publike.
Pjesë nga biseda:
Gazetarja: Ju keni vite që i njihni si familje”
Komshija: Kam 36 vite këtu!
Gazetarja: E njihnit vajzën, nusen?
Komshija: Ne e njihnim kështu, kur shkonte në punë, sypërmbysur! Shkonte e vinte, ka pasur një muaj e gjysëm njohje me atë djalin, burri rrinte në Gjermani! Ashtu kanë ikur çunat tonë të gjithë…
Gazetarja: Po vjehrra çfarë thotë? Është bërë pishman për atë që bëri?
Komshija: Po çfarë të bëjë e shkreta, u bë tym që pse e publikuam ne videon tha, po se kush na i mori tha se ne jo!
Gazetarja: Po kush e publikoi videon? Edhe pse u publikua vetëm momentin kur e kanë gjetur aty, pse nuk kanë publikuar dhunën sepse ajo ka shenja në trup?
Komshija: Po e kanë nxjerrë edhe pa b… më fal për shprehjen…
Gazetarja: A janë bërë pishman?
Komshija: Po pishman janë bërë, po s’kapet më ai muhabet tani…Unë kur e kam dëgjuar atë ditë në mëngjes u çudita, qava, kemi vajza vet!
Gazetarja: Ti do ta bëje një veprim të tillë për nusen?
Komshija: Mere çoje në shtëpinë tënde, të ishte do ta kishin vrarë fare po këta u treguan njerëz shumë të urtë e shumë të gjykueshëm.