Është bërë publike videoja, kur Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ku u arrestua nga agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimit me urdhër të SPAK.
Në video shihet automjeti i ish-presidentit i rrethuar nga agjentët e BKH, ndërsa shihet se dy prej tyre të cilët mesa duket nuk kanë mundur ta bindin të dalë nga makina, e kanë tërhequr me forcë jashtë saj.
Meta u vu në pranga në nga agjentët e BKH dhe forca civile në hyrje të Tiranës, teksa po lëvizte me mjetin e tij në drejtim të selisë ku kishte njoftuar konferencë.