E Ngarkuara me Punë e SHBA, Nancy VanHorn u takua me kreun e SPAK, Klodjan Braho në ambjentet e Prokurorisë së Posaçme.
VanHorn përcolli edhe një herë në SPAK mesazhet e sekretarit të shtetit Marko Rubio, se prioriteti amerikane mbetet lufta ndaj karteleve të drogës dhe krimit të organizuar.
Van Horn shprehu mbështetje në punën e ardhshme të SPAK por edhe për BKH-në dhe kreun e ri të tij Joni Ketën.
E Ngarkuar e SHBA pati gjithashtu takim me ish-kryeprokurorin Altin Dumani dhe me prokurorë të tjerë.
Postimi i ambasadës amerikane në Tiranë:
E Ngarkuara me Punë Nancy VanHorn përgëzoi Kryeprokurorin e Posaçëm të SPAK Klodjan Braho, dhe Kreun e BKH Joni Keta për rolet e tyre të reja drejtuese, duke ritheksuar mbështetjen e Shteteve të Bashkuara për përpjekjet e SPAK në luftën kundër krimit të organizuar dhe trafikut të narkotikëve. Siç ka deklaruar Sekretari Rubio: “Ne do të përballemi me kartelet e drogës kudo që ndodhen dhe kudo që veprojnë kundër interesave të Shteteve të Bashkuara. Detyrimi kryesor i presidentit është të sigurojë interesin kombëtar dhe sigurinë kombëtare të popullit tonë.” Së bashku, ne qëndrojmë të bashkuar në luftën kundër krimit ndërkombëtar.
