E mërkura sjellë surpriza! Moti bënë kthesën drastike, ja çfarë pritet të ndodh

Ditën e mërkurë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet me kthjellime dhe vranësira kalimtare, kryesisht në veri dhe qendër.

Temperaturat maksimale pritet të arrijnë deri në 34 gradë celcius, ndërsa ato minimale në 13 gradë celcius.

Era do të fryjë e lehtë me drejtim kryesor jugperëndim -veriperëndim me shpejtësi mesatare 8 m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe në zonat luginore era do të arrijë shpejtësi deri në 15 m/s.

Valëzimi në det do të jetë i ulët i forcës 1 ballë.


Shtuar 9.09.2025 17:37

Tags: ,