E mbështjellë me batanije mes shkurreve, ky është vendi ku u gjet foshnja e braktisur në Golem

Një foshnje rreth 2 muajshe u gjet e braktisur në Golem.

Fatmirësisht e vogla është në gjendje të mirë shëndetësore, teksa ishte një kalimtar i rastit ai që e pikasi mes shkurreve të mbështjellë me batanije.

Menjëherë ai e dërgoi foshnjën në spital, nga ku u njoftua më pas edhe policia.

Pas hetimeve u identifikua nëna e foshnjës, 22-vjeçarja me inicialet D. S., banuese në Durrës, e cila është shpallur në kërkim. Nuk dihen motivet që e shtynë të renë që të ndërmerrte aktin ekstrem, për të braktisur foshnjën.

 


Shtuar 7.05.2023 10:36

Tags: ,