“E mbaj të zgjedhme se e pi vet naj viz”, zbardhen përgjimet mes agjentit të infiltruar dhe të arrestuarit në Elbasan

Më 29 qershor policia e Elbasanit finalizoi operacionin e koduar “Rrjeti” dhe ekzekutoi 52 urdhër-arreste. 45 persona u ndaluan ndërsa 7 të vtjerë u shpallë në kërkim.

Sipas dosjes hetimore një agjent i infiltruar brenda grupit ka marrë dy qese kokainë  prej 0.7 gramësh nga Hekuran Gjeli, njëri prej të arrestuarve.

Bazuar në përgjimet e policisë, pasi ai ka marrë sasinë e drogës ata kanë biseduar me njëri tjetrin, ku Gjeli e ka pyetur nëse i ka pëlqyer kokaina.

Gjeli: Hë ka dal e mirë?

Agjenti “K”: E mir ishte vlla.

Gjeli: Unë e mbaj të zgjedhme se e pi vet nai viz ene e maj të zgjedhme nuk mar kot.

Agjenti “K” :Jo ishte i mirë me verte ky.

Gjeli: në përgjithsi e zi a kupto.

Agjenti “K”: Dilte e fuqishme fare.

Gjeli: Na e la hajt të rujt zoti.

Agjenti: Hajt.

Sakaq ditën e sotme (2 korrik)  në Gjykatën e Elbasanit nga ora 08:00-16:00 do zhvillohet seanca gjyqësore e vlerësimit të arrestit për të arrestuarit.

Operacioni u shtri në disa qytete; Elbasan, Pogradec, Përrenjas, Cërrik, Belsh dhe Librazhd, dhe u shkatërrua plotësisht një grup kriminal ndërsa u goditën pjesërisht tre të tjerë.

Dje Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Elbasan i ka kërkuar gjykatës arrest me burg për 37 nga të arrestuarit, arrest shtëpie për 5 të tjerë dhe detyrim paraqitje për 3 të tjerë. Ndërsa 5 nga 7 të shpallurit në kërkim dyshohet se janë larguar jashtë Shqipërisë./Albeu.com. 


Shtuar 2.07.2023 11:19