Një makinë është shkrumbur gjatë natës në Fushë-Krujë. Makina e llojit “Renault” ka marrë flakë dhe është djegur plotësisht një natë më parë, rreth orës 22:00.
Mjeti rezulton se i përket 28-vjeçarit Besmir Buçi dhe zjarrvënia dyshohet se ka qenë e qëllimshme.
Makina është lyer me benzinë dhe më pas i është vënë flaka. /albeu.com/