Tre shqiptarë dhe një polic belg kanë rënë në prangat e policisë belge.
Kjo pas një hetimi policor në Bruksel për trafikun e drogës.
Gjatë këtij aksioni policia ka zbuluar 100 plantacione kanabisi, tre prej të cilave u gjetën poshtë banesës së policit si edhe mijëra euro cash.
Ndërkohë sipas autoriteteve të zonës, polici në fjalë ishte i pezulluar.
Sakaq ndaj të arrestuarve është vënë një urdhër arresti nga gjyqtari hetues në kuadër të një hetimi për shitjen e lëndëve narkotike./albeu.com/