E kryer: Erik ten Hag trajner i United

Erik ten Hag është i përzgjedhur për pankinën e Manchester United. Fabrizio Romano shkruan se marrëveshja është në fazën finale.

Palët kanë gjetur akordin për çdo detaj, edhe për merkaton. Diskutimi i vetëm ka të bëjë me klauzolën e lirimit nga Ajax.

Sot dhe nesër nuk pritet komunikatë zyrtare nga “Djajtë e kuq”, për të treguar në njëfarë mënyre respekt ndaj Ajax dhe tifozët të vet.

Eksperti i merkatos më tej zbulon se Mitchell va nder Gaag është favorit për të qenë krahu i djathtë i Ten Hag tek United.

Marrëveshja e trajnerit holandez do të jetë e vlefshme deri më 30 qershor 2026, ose deri më 30 qershor 2025 me opsion për ta zgjatur edhe një sezon tjetër. /h.ll/albeu.com


Shtuar 18.04.2022 19:22