Gjermania do të dërgojë 1000 armë antitank dhe 500 raketa “Stinger” në Ukrainë, konfirmon qeveria në Berlin.
Masa shënon një ndryshim të madh nga politika e saj e kahershme e ndalimit të eksporteve të armëve në zonat e konfliktit.
“Në këtë situatë, është detyra jonë të mbështesim Ukrainën me të gjitha mundësitë tona në mbrojtjen e saj kundër ushtrisë pushtuese të Vladimir Putinit”, thotë kancelari Olof Scholz./albeu.com