“E kishte të fortë Aldo?”- Kemi të reja nga Rizarta pas “përplasjes” së saj me Ledionin

Rizarta Hoxha u bë temë diskutimi gjatë ditëve të fundit të qëndrimit të saj dhe pas eliminimit nga shtëpia e Big Brother VIP Albania.

Ajo krijoi një raport miqësor me një prej konkurrentëve atë kohë, Aldon, por një situatë mes tyre në krevat nxiti shumë aludime dhe kritika ne rrjet.

Teksa ndodheshin bashkë në krevat , Aldo i drejtohet me zë të ulët Rizartës: “Preke. E kam të fortë?”. Kaq mjaftoi që rrjeti të “shpërthente” në komente — mes tyre edhe Ledion Liço, moderatori i spektaklit.

Madje Ledioni nuk u mjaftua as me sqarimin e Rizartës, e cila në Fan Club u shpreh se në fakt bëhej fjalë për muskujt e barkut dhe asgjë tjetër. Në puntatën pasardhëse, ai e ngacmoi sërish Rizartën, duke i thënë: “E kishte të fortë apo jo?”
Ndërsa ajo ia ktheu: “Unë nuk preka asgjë”.

Megjithatë, kjo situatë duket se është harruar për Rizartën, pasi ajo ka vendosur të rikthehet sërish në Top-Channel, këtë herë pjesë e panelit “Rrethi Katror” në “E Diell”.

Këtë e konfirmoi vetë ajo teksa ishte e ftuar mëngjesin e sotëm në Wake Up.

Epo, duket se mes Rizartës dhe televizionit nuk ka vend për keqkuptime, ndërsa Rizartën presim ta shohim sërish në ekran.


Shtuar 8.09.2025 15:22