Një vajzë 23 vjeçe nga Afrika e Jugut është gjetur në bagazhin e një makinë që po tentonte të futej në Maqedoninë e Veriut nga Greqia, përcjell TV21.
Nga Dogana thonë se shoferja 57-vjeçe makinën e kishte marrë me qira.
“Përkatësisht, të hënën, më 7 gusht, në hyrje të shtetit në vendkalimin kufitar me Greqinë, në Manastir, shtetasja e Republikës së Afrikës së Jugut me iniciale C.L.R. (57), si drejtues i veturës së marrë me qira, në pyetjen e doganierit nëse ka diçka për të deklaruar për kontroll doganor, personi është përgjigjur se nuk ka asgjë për të deklaruar. Deklarata doganierit iu bë e dyshimtë dhe vendosi të kryejë kontroll fizik të mjetit, ku në bagazhin e mjetit gjeti një person të padeklaruar. Nga kontrolli i dokumentit të udhëtimit u konstatua se ajo është shtetase e Republikës së Afrikës së Jugut me iniciale C.D.J. (23)”, njoftojnë Doganat./tv21.tv