Çajup Selimi, pronar i një biznesi në Tepelenë është vrarë mbrëmjen e sotme me armë zjarri.
Në vitin 2018 ai është paraqitur në Spitalin e Gjirokastrës si pasojë e plagëve të marra, pasi është goditur me mjete të forta nga 2 persona në qendër të qytetit të Tepelenës.
Selimi në atë kohë dëshmonte se e kishin sulmuar me leva hekuri dhe e kanë kërcënuar me thika e goditur me grushta, për arsye që nuk i ka të qarta.
Çajupi dhe të afërmit e tij kanë pranuar se situata ishte e përsëritur, pasi ishte hera e katërt që Çajup Selimi sulmohet në një mjedis publik, por në asnjë rast më parë nuk ka pasur të ndaluar.