“Minierë bari” nën tokë, si ishte përshtatur hyrja sekrete në laborator droge në Sarandë: Prangosen dy elektriçistë (VIDEO)

Policia në Sarandë ka vënë në pranga dy persona dhe ka shpallur në kërkim dy të tjerë pas finalizimit të operacionit të koduar “Volloder”.

Bëhet e ditur se, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative, policia nisi kontrollet në vendin e quajtur “Volloder” pranë fshatit Nivicë, Sarandë ku ishte përshtatur një magazinë për kultivimin në kushte laboratorike të bimëve të kanabisit.

Në pranga u vu V. S., 57 vjeç, elektricist i OSHEE-së për shpërdorim detyre dhe G. H., 61 vjeç, faturist i OSHEE, pasi nuk kanë konstatuar lidhjet e paligjshme të energjisë elektrike në ambientet e laboratorit ku përdoreshin llamba për rritjen e bimëve.

Kurse, në kërkim për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike” kryer në bashkëpunim, “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” kryer në bashkëpunim dhe “Vjedhja e energjisë elektrike” u shpallën K. O. pronari i magazinës dhe K. M., i cili kishte marrë më qira ambientet që ishin përshtatur për kultivimin e bimëve narkotike.

Gjatë zhvillimit të operacionit janë sekuestrua 100 bimë kanabisi të kultivuara në kubikë dhe 50 llamba elektrike.

Njoftimi i policisë:

Sarandë
Finalizohet operacioni policor i koduar “Volloder”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit të bimëve narkotike me anë të llambave.
Operacioni nga Seksioni për Hetimin e Trafiqeve dhe Narkotikëve në DVP Vlorë, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Himarë dhe Komisariatin e Policisë Sarandë.
Gjatë operacionit është zbuluar një ambient i përshtatur për kultivimin e kanabisit, me anë të llambave, në një magazinë ku kishte lidhje të paligjshme elektrike.
Vihen në pranga 2 punonjës të OSHEE-së, shpallen në kërkim pronari dhe kontraktori i magazinës.
Sekuestrohen 50 llamba elektrike, 100 bimë kanabis të kultivuara në kubikë dhe një sasi lënde e dyshuar narkotike cannabis sativa.
Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, bazuar dhe në informacionet e grumbulluara, Seksioni për Hetimin e Trafiqeve dhe Narkotikëve në DVP Vlorë, në bashkëpunim me Komisariatet e Policisë Himarë dhe Sarandë, bazuar në informacionet e marra në rrugë operative se në vendin e quajtur “Volloder” pranë fshatit Nivicë, Sarandë, një shtetas kishte përshtatur në një magazinë, një ambient për kultivimin në kushte laboratorike të bimëve narkotike cannabis sativa, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Volloder”.
Në kuadër të këtij operacioni u arrestuan për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, shtetasit V. S., 57 vjeç, me detyrë elektricist pranë OSHEE-së dhe G. H., 61 vjeç, banues në Sarandë, me detyrë faturist pranë OSHEE-së, pasi nuk kanë konstatuar lidhjet e paligjshme të energjisë elektrike në ambientet që ishin përshtatur për kultivimin e bimëve narkotike me anë të llambave, në zonën që ata kishin në monitorim.
Në vijim të veprimeve u shpallën në kërkim për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike” kryer në bashkëpunim, “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” kryer në bashkëpunim dhe “Vjedhja e energjisë elektrike”, shtetasit: K. O. pronari i magazinës dhe K. M., i cili kishte marrë më qira ambientet që ishin përshtatur për kultivimin e bimëve narkotike.
Gjatë zhvillimit të operacionit janë sekuestruar një sasi lënde e dyshuar narkotike cannabis sativa, 100 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa të kultivuara në kubikë dhe 50 llamba elektrike.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” kryer në bashkëpunim, “Kultivimi i bimëve narkotike” kryer në bashkëpunim, “Vjedhja e energjisë elektrike” dhe “Shpërdorimi i detyrës”./albeu.com/


Shtuar 27.01.2022 09:54