E keni zegjinizuar parlamentin, deputetja e PS i kthehet Nokës: Bëre me shtëpi kunatat e tua, hakut të vjen vetëm Gazi

Këtë të enjte, seanca parlamentare, është shoqëruar me debate dhe tensione mes mazhorancës dhe opozitës, por nuk kanë munguar as ironitë.

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Flamur Noka, tha se “ky parlament është zegjinizuar”, duke iu referuar këtu deputetes së PS, Zegjine Çaushi.

Gjithashtu, Noka bëri edhe një replikë me socialistin, Ardit Bido, duke thënë se “kur dëgjon atë parafolësin të vjen turp që je në këtë sallë ai vjen herë me ilaçe të pira herë të pa pira”.

“Faleminderit nuk them dot sepse e e ke drejtuar këtë seancë në mënyrën më të turpshme të mundshme. Ky Parlament siç e shihni është për turp e faqe të zezë. E kemi poshtëruar këtë parlament në atë shkallë saqë qytetarëve u vjen turp kur ju shohin. I njihni proceset e transformimit, e keni zegjinizuar këtë Parlament. E dini cdo të thotë zegjinizim? Dmth kur dëgjon atë parafolësin të vjen turp që je në këtë sallë ai vjen herë me ilaçe të pira herë të pa pira.

Kur ishim ne në pushtet, njëherë ma silltë Shpëtim Idrizin si çam, një herë ma sillte Vangjel Dulen si grek, herë ma sillnin si lab dhe kur më thanë që është këtu kam thënë, ore ca është ky njeri ser nuk e di. E kuptoni çfarë i keni bërë këtij Parlamenti. Ka 4 muaj që shqiptarët presin që këtu të jepni një shembull të asaj që keni thënë në Kuvend para 13 vitesh kur Rama thoshte do t’i japim fund pandëshkueshmërisë, por ju përzhiti e zvarriti Belinda që të vini në këtë ditë të gjithë të gjunjëzuar e poshtëruar para saj rrini këtu. Rrini këtu si të jeni eunukë në pallatin e një sulltani”, tha Noka.


Shtuar 5.03.2026 11:57