E kanë me dy mendje! Këto janë shenjat e Horoskopit më të pavendosura për një lidhje

Ju mund të dini se çfarë doni dhe çfarë kërkoni, por këto shenja as ia kanë idenë. Psikologjia dhe natyra e tyre është e tillë që ata nuk mund të vendosin nëse duan të jenë në një lidhje apo jo. Nëse ata preferojnë përkushtimin ndaj një personi të caktuar ose nëse duan të jenë zogj të lirë dhe të fluturojnë nga… kanarina në kanarinë.

BINJAKËT

Binjakët janë përgjithësisht të pavendosur. Tani ai dëshiron të jetë me ju dhe pas pesë minutash do të vendosë se dëshiron të jetë vetëm. As ai nuk e di se çfarë e bën vërtet të lumtur. Nëse ai ka vendosur të hyjë në një lidhje, kjo ndodh sepse ai ju do dhe sepse ka parë diçka të veçantë tek ju. Por kjo nuk e pengon atë të lëkundet. Ai e do pavarësinë si i çmendur. Të jetë i lirë të shkojë ku të dojë dhe të mos japë llogari askund dhe askujt. Kur është në një lidhje, ai e ndrydh këtë nevojë, duke bërë që ai të mos jetë kurrë 100% i lumtur dhe të shkaktojë jo pak probleme në marrëdhënien e tij.

DASHI

Dashi dëshiron të jetë një “gjuetar”. Ai mërzitet nga të njëjtat gjëra dhe nëse e burgos në një rutinë të përditshme, me detyrime dhe angazhime, atëherë ai lëngon dhe rebelohet. Ai nuk e duron dot. Ai dëshiron ndryshime në jetën e tij, të provojë gjëra të reja dhe një marrëdhënie e përhershme e kufizon. Ai ndihet sikur po mbytet, pavarësisht se mund të jetë marrëzisht i dashuruar dhe kapriçioz. Kjo nuk ka fare rëndësi. Thjesht e bën atë të jetë në një dyshim të përhershëm nëse ka marrë vendimin e duhur, nëse është vërtet i lumtur, apo nëse do të ishte më mirë vetëm.

SHIGJETARI

Rasti përkatës me Dashin dhe Binjakët, është Shigjetari. Shpirti i lirë i zodiakut. Tipi që nuk mund të qëndrojë shumë gjatë në një vend. Njeriu që ka prirje për të ikur dhe vështirë se e përfundon atë që nis. Hyrja në një lidhje është një vendim i madh për të. Nëse e merr, do të thotë se është i dashuruar, por duhet të luftojë edhe me veten dhe prirjen e tij për të qëndruar vetëm dhe të pavarur. Ai zihet për atë që e bën vërtet të lumtur dhe nëse nuk gjen një partner që e kupton gjithë nevojën e tij për liri, atëherë bëhet shumë i pakënaqur, shkon për cigare dhe nuk e sheh më kurrë… kurrë.

BRICJAPI

Në mendjen e një Bricjapi, gjërat janë konfuze. Karriera apo jeta personale. Në cilën fushë do të tregojë më shumë vëmendje dhe përkushtim? Ai është një nga të paktët karrieristë. Ai jep gjithçka për t’u ngritur lart dhe për t’u njohur. Ai është vendimtar në çdo gjë që ka të bëjë me biznesin e tij, por në gjithçka që ka të bëjë me dashuritë e tij është… rrëmujë. Ai nuk i përballon dot dhe ka një problem të madh me veten. Nëse hyn në një lidhje, do të thotë se është vërtet kapsular, por do të luftojë vazhdimisht brenda vetes me nevojën për t’iu përkushtuar punës dhe jo se si do të bëhet… shtëpiak dhe familjar.

UJORI

Ujori është një shenjë e drejtuar nga Urani. Ndryshimet në jetën e tij janë të përhershme. Nuk bën dot rutinën, përditshmërinë. Ai dëshiron që në një moment të jetë në një lidhje me personin që e fitoi dhe e joshi, por do të ketë gjithmonë nevojën e lirisë dhe pavarësisë për të realizuar edhe idetë e tij më të çmendura. Nëse mund të ndiqni stilin e tij të paparashikueshëm të jetesës, do të bëni mirë. Nëse jo, do të keni probleme të mëdha dhe serioze dhe me shumë mundësi ai do të zhduket pa thënë lamtumirë.


Shtuar 11.08.2023 12:34