Një i moshuar është kafshuar nga një qen endacak pasditen e kësaj të premteje në qytetin e Lezhës.
Burime bëjnë me dije se i moshuari është kafshuar në këmbë teksa kalonte rrugën.
Sipas raportimeve, i moshuari është transportuar në spital për të marrë ndihmë mjekësore.