E goditën 25 herë me thikë, kush është 17-vjeçari shqiptar që u vra në Itali? Gjyshja bën rrëfimin tronditës: Prindërit e braktisën…

Mbrëmjen e 23 qershorit në Itali, 17-vjeçari shqiptar Thomas Luciani, u vra me thikë nga disa të mitur në një park në Pescara. Dy autorët, njëri djali i një avokati, dhe tjetri djali i një polici u vunë në pranga.

Sipas mediave italiane, i mituri shqiptar i detyrohej 250 euro njërit prej dy autorëve. Ata e kanë goditur 25 herë me thikë shqiptarin, pesëmbëdhjetë goditje të shkaktuara nga njëri, dhjetë nga tjetri.

Ata e sulmuan Thomasin edhe kur ai po vdiste në tokë, duke pështyrë mbi të dhe duke i fikur një cigare në fytyrë.

Pas kësaj, dy autorët shkuan në plazh ku u takuan me miqtë e tyre dhe u lanë në det.

Një prej djemve që ishte me dy të arrestuarit kur është marrë në pyetje ka deklaruar:

“Unë nuk reagova në asnjë mënyrë. Thomasi po bënte zhurma gati vdekjeje dhe i thanë të mbyllte gojën… Unë u trondita, nuk dija çfarë të bëja, doja t’i ndaloja ata, por nuk e dija se si, ndërsa ata po e godisnin. Pavarësisht asaj që ndodhi, ne shkuam në breg të detit për të notuar. Aty njëri nga dy vrasësit “hodhi thikën që kishte mbështjellë me një çorape të lyer me gj*k, duke e lënë pas shkëmbinjve”.

Thomas Luciani, ishte braktisur nga prindërit në moshën 3-vjeçare dhe që atëherë jetonte me gjyshen e tij Olga. Kjo e fundit duke folur për mediat italiane tha se drejtësia do të dalë në dritë herët a vonë.

“Drejtësia do të dalë në dritë herët a vonë. Shpresoj. Nuk mund të vrasësh një djalë ashtu. Ai ishte i vogël, shumë i vogël. Ai ishte një djalë i mirë. Ai kishte sjelljet që kanë të gjithë djemtë e kësaj moshe. Ai nuk ishte i varur nga droga. Ishte tre vjeç e gjysmë kur prindërit e braktisën, unë e rrita, isha nëna e tij”.


Shtuar 26.06.2024 09:31