E gjitha e konfirmuar 99%, Sarri gjen Hysajn te Roma

Zërat e merkatos kanë nisur të flasin që herët në Itali.

Napoli dhe Roma janë dy nga klubet më të përfolura, ku pranë tyre emra si Hysaj dhe Sarri vazhdojnë të qarkullojnë në media.

Në një prononcim për “Radio Crc“, gazetari i “Corriere dello Sport“, Giancarlo Dotto, e bën thuajse të sigurt kalimin e Mauricio Sarrit në krye të pankinës së Romës.

Madje sipas tij, rrugët do të kryqëzohen përsëri me të preferuarin e tij, Elseid Hysajnm, cilin pritet ta gjejë në organikën e verdhekuqve.

“E gjitha është konfirmuar 99 përqind. Unë e di që ka pasur gjithashtu kontakte midis Sarrit dhe Napolit, por fërkimet e së kaluarës kanë penguar fillimin e negociatave. Sarri do të shkojë në Romë. Sipas mendimit tim, verdhekuqtë janë vendi ideal për trajnerin nga Figline Valdarno. Me sa di unë, ai duhet të gjejë Hysajn, duke lënë Napolin në një transferim falas”, ka thënë Giancarlo Dotto.


Shtuar 30.04.2021 22:35