Kombëtarja e Zvicrës ka kaluar në fazën çerekfinale të Euro 2020 teksa e ka mposhtur Kombëtaren e Francës pas ekzekutimit të penalltive me rezultat 5-4, shkruan Albeu.com.
Rezultati pas 90 minutave të para ishte 3-3 dhe që nuk ndryshoi pas 30 minutave vazhdime.
Në çerekfinale Zvicra përballet me Spanjën.
Ndërkohë, Kylian Mbappe humbi penalltinë vendimtare që i kushtoi eliminimin Francës. /albeu.com/
PENALLTITË:
10- Gjuan Mbape- humbet.
9- Gjuan Mehmedi- shënon.
8- Gjuan Kimpembe- shënon.
7- Gjuan Vargas- shënon.
6- Gjuan Thuram- shënon.
5- Gjuan Akanzhi- shënon.
4- Gjuan Zhiru- shënon.
3-Gjuan Shar-shënon.
2- Gjuan Pogba- shënon.
1- Gjuan Gavranoviç – shënon.