Një 17-vjeçar ka ndërruar jetë në Kosovë, pasi është sulmuar me thikë nga bashkëmoshatari i tij.
Ngjarja e rëndë raportohet të ketë ndodhur në Viti të Kosovës, mbrëmë vonë. Autoritete në Kosovë bëjnë me dije se autori 17-vjeçar është arrestuar.
Njoftimi policisë
Drejtoria rajonale e Policisë Gjilan, Stacioni Policor Viti me datën 20.07.2023 rreth orës 21:45 nga emergjenca e Vitisë ka pranuar informacion se një person i moshës rreth 17 vjeçar (mashkull, kosovar shqiptar) ka kërkuar ndihmë mjekësore pasi i njëjti dyshohej se ka pësuar lëndime të rënda trupore të shkaktuara nga një mjet i mprehtë”, u shpreh Osmani.
I njëjti pas tretmanit të marrë në emergjencën e Vitisë është transferuar në spitalin rajonal të Gjilanit ku nga mjeku kujdestar është konstatuar vdekjen e viktimës si pasojë e plagëve të marra. I dyshuari A.H. (viti i lindjes 2006, mashkull kosovar shqiptar) është arrestuar dhe nga prokurori i shtetit ndaj ti është lëshuar vendimi mbi ndalim për 24 orë..
Njësiti i hetimeve rajonale Gjilan në koordinim të plotë me prokurorin e shtetit janë duke i hetuar rrethanat e rastit. Me urdhër të prokurorit është iniciuar rasti. Vrasje” dhe trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e mjekësisë ligjore në Prishtinë për obduksion./albeu.com./